Kampionati shtetëror për seniorë i League of Legends

12 korrik, Prishtinë

Kampionati i Kosovës për seniorë u zhvillua të dielën, më 12 korrik 2026, në qendrën e trajnimit FESK ESPORTS HUB në Prishtinë.

Në Kampionatin e Kosovës, të organizuar nga Federata Esports Kosova, morën pjesë 16 ekipe.

Pati rivalitet të madh, por në fund titulli i takoi ekipit Ventira, i përbërë nga lojtarët: Nol Hyseni, Altin Sllamniku, Endrit Ademi, Endrit Shabani dhe Alan Ferko.

🥈 Vendin e dytë e zuri “Ekipa Xportal”, ndërsa 🥉 vendi i tretë i takoi “Team 02”.

Është ky eventi i radhës i madh i organizuar nga Federata Esports Kosova, ku edhe njëherë lojtarët treguan aftësitë e tyre në lojërat elektronike, në këtë rast të lojës së famshme dhe të pëlqyer “League of Legends”.

Federata Esports Kosova falënderon sponsorët Telkos, Red Bull dhe Ujë Rugove që mbështetën organizimin e Kampionatit të Kosovës për seniorë.