17 Maj, Prishtinë
Në Kampionatin e Kosovës, të organizuar nga Federata Esports Kosova, morën pjesë 60 lojtarë të 11 ekipeve, ndërsa nuk mungoi përkushtim, profesionalizëm dhe rivaliteti i lojtarëve gjatë tetë orëve sa edhe zgjati Kampionati i Kosovës në lojën e famshme elektronike “Counter-Strike 2”.
🏆🥇 Orgesi, Rioni, Arlindi, Blerti dhe Dioni të ekipit “6SIDUS” e fituan vendin e parë në Kampionatin e Kosovës për juniorë në esports, përkatësisht në “Counter-Strike 2”, që u mbajt të shtunën, 16 maj 2026, në qendrën e trajnimit FESK ESPORTS HUB në Prishtinë.
🥈 “Vushtrria Team”, i përfaqësuar nga Ylli, Gzimi, Joni, Edoni dhe Bardhi, e fituan vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Auronit, Korabit, Amarit, Drilonit dhe Erionit të ekipit “Xportal” 🥉.
Me këtë rast janë identifikuar edhe talentet e së ardhmes në esports, të cilët do të kenë mundësi ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.
Federata Esports Kosova falënderon sponsorët Ujë Rugove dhe Golden Eagle që mbështetën organizimin e këtij eventi.


















