KAMPIONATI CS2 FACEIT Level 1–8 – FESK ESPORTS HUB

30 gusht, Prishtinë

Më 30 gusht, FESK Esports Hub u shndërrua në arenën e përballjeve më të forta të CS2, 16 ekipe u përballën në turneun FACEIT Level 1–8, duke dhuruar ndeshje interesante dhe shumë momente të paharrueshme. Nga raundet e para deri te finalja e madhe, çdo ndeshje solli momente që e mbajtën atmosferën ndezur.
Lojtarët dhanë maksimumin, ekipet luftuan për çdo round dhe në fund u kurorëzua kampioni i këtij edicioni.

Team Meris — Vendi i parë
Team Anes — Vendi i dytë
Team Orget — Vendi i tretë


Faleminderit të gjitha ekipeve, lojtarëve, tifozëve, partnerëve dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj dite.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët tanë që na mbështetën në realizimin e këtij eventi: Telkos, Red Bull dhe Ujë Rugove.