29 maj, Prishtinë
Federata Esports Kosova, në bashkëpunim me klubin
Xportal Esports, organizoi edhe këtë vit Festivalin Ndërkombëtar
të Lojërave Elektronike XPGF (XP Game Fest), një nga ngjarjet më
të mëdha të esports në rajon, me qëllim promovimin dhe masivizimin e sportit
elektronik, zhvillimin e talenteve të reja, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit
ndërkombëtar përmes garave sportive.
Festivali u zhvillua në disiplinat:
Counter-Strike 2 (CS2),
Counter-Strike 2 – 1v1,
EA Sports FC 26 dhe
Rocket League.
Në total, në festival morën pjesë mbi 300 sportistë elektronikë,
duke e bërë këtë aktivitet një nga ngjarjet më të mëdha të esports të
organizuara në Kosovë.
Gara në disiplinën Counter-Strike 2 filloi me fazën e
parakualifikimeve online, ku morën pjesë 120 ekipe nga vende të
ndryshme. Pas përfundimit të kësaj faze, tetë ekipet më të mira siguruan
pjesëmarrjen në Finalet e Mëdha, të cilat u zhvilluan fizikisht në Kosovë.
Finalistet përfaqësuan shtetet:
Danimarkën, Anglinë, Finlandën, Republikën Çeke, Ukrainën,
Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Gjithashtu, në kuadër të ekipeve pjesëmarrëse garuan edhe sportistë individualë
nga: Libani, Gjeorgjia, Iraku dhe Palestina.
Ky nivel i pjesëmarrjes ndërkombëtare dëshmon se Kosova po shndërrohet në një
destinacion të rëndësishëm për organizimin e garave ndërkombëtare të esports
dhe kontribuon në promovimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
Në disiplinat e tjera morën pjesë rreth 250 garues, duke krijuar
një konkurrencë të lartë sportive dhe duke përfshirë sportistë nga Kosova dhe
vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.